onehadith.org

| |

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:

"Një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ ma vendoi dorën mbi supe dhe më tha: "Jeto në dynja si të ishe i huaj a kalimtar rruge."
Ndërkaq, Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte:
"Kur të ngrysesh, mos e prit mëngjesin dhe, kur të gdhihesh, mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzoje shëndetin para se të sëmuresh dhe shfrytëzoje jetën para se të të vijë vdekja."
(Dyzet hadithet e Neveviut, 40)
| |